Dimër në pranverë, sinoptikanët tregojnë se kur do të përmirësohet moti

0 317

Mëngjesi i së dielës i gjeti shumë qytete në verilindje dhe juglindje të vendit të mbuluara nga bora. Në Korçë trashësia e borës varion nga 5 centimetra deri në 15 centimetra. Në rrugën e Dardhës nga kilometri 8 deri në kilometrin 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhirë. Vështirësi paraqet edhe segmenti rrugor i Biglles në rrugën e Doganës Goricë.

Edhe qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje dëbore me intensitet. Në Peshkopi trashësia e borës arrin deri në 20 centimetra në zona të thella. Rruga nga Kalaja e Dodës deri në Bushtricë të Kukësit kalimi bëhet me zinxhirë. Edhe aksi Ura e Çerenecit-Librazhd qarkullohet me zinxhirë.

Në qarkun e Elbasanit, Sopoti, Fushë-Studa, Rrajca, Bardhaj dhe Skënderaj janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Trashësia e dëborës në disa fshatra të thellë malorë arrin në 30 centimetra. Sipas sinoptikanëve e hëna do të sjellë ulje të intensitetit të reshjeve.

Temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero. “Deri të mërkurën do kemi vlera termike deri në -4 gradë celcius”. Nga e mërkura në mesditë deri në fund të marsit temperaturat do të arrijnë mbi 18 gradë celsius.

Leave A Reply

Your email address will not be published.