Diskutimet në PD/Haka: Jam krenar për vendin e tretë. Bushati: Basha s’ka pse të iki!

0 199

Luan Haka, kandidati i PD-së për bashkinë e Dibrës për zgjedhjet e 6 marsit, tha gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve të PD-së, se është krenar për vendin e tretë, por hodhi akuza duke thënë se u blenë votat. Ndërsa kandidati në Shkodër, Xhemal Bushati, i cili ishte në garë për bashkinë e Shkodrës nuk kërkon largimin e Bashës. “Duhet analizë, Basha s’ka pse të iki. Ai është më i riu si kryetar dhe të rrijë”.

Ndërkohë shumë deputetë të PD kanë kërkuar dje dhe sot largimin urgjent të Bashës si kryetar. Pas deputetit demokrat Agron Gjekmarkaj kanë reaguar Grida Duma, Ervis Salianji, Ferdinand Xhaferi, Merita bakiu, Flutura Açka, Ilda Dhori e disa deputetë të tjerë.

Të gjithë shprehen se me Lulzim Bashën jo vetëm parti e tretë, por as e katërt nuk mund të jetë më PD-ja në çdo palë zgjedhje. Kolegji i kryetarëve të PD ka konflikt interesi pasi ata marrin rrogë nga fondet e PD-së, të cilat jepen nga buxheti i shtetit. Pra kryetarët paguhen nga kryetari aktual Lulzim Basha.

Kurse kryetari i komanduar i PD-së në Fier, Agron Kapllanaj ka tërhequr deklaratën e tij për dhënien e dorëheqjes pasi “Shtëpia e lirisë” me kandidatët e Berishës rezultuan forcë e dytë në zgjedhjet e 6 marsit, ndërsa PD rezultoi forcë e tretë. “Shkodrën se humbi PD, e fitoi Edi Rama dhe Tom Doshi. Sa i takon deklaratës sime që kam thënë që jap dorëheqjen time nëse Berisha fiton Shkodrën, ndoshta jam nxituar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.