Do largohej për bashkimin e demokratëve? Berisha: Unë pranoj vetëm votën e lirë

0 140

Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat jashtë dyerve të parlamentit foli për deklaratën e deputetes së PD Grida Duma, e cila më herët u shpreh se bashkimi me ish-kryeministrin është një hap pas.

Berisha tha se respekton çdo mendim, teksa vijoi deklaratën duke thënë se qëndrimi i tij është hapje e plotë ndaj të gjithë atyre të cilët pranojnë votën e lirë.

Më tej i pyetur nëse do ishte i gatshëm të largohej nga PD nëse do ishte kushti i vetëm për të bashkuar demokratët, ish-kryeministri tha:

“Kushti i vetëm që mund të pranohet është vota e lirë” –u shpreh Berisha.

Pyetje: Nëse kushti i vetëm për të bashkuar demokratët dhe t’i hapet rruga një gare të drejtë dhe pa favore në PD, a do ishit i gatshëm të largoheshit?

Sali Berisha: Kushti i vetëm që mund të pranohet edhe njëherë është vota e lirë, nëse ky kusht nuk pranohet, asgjë tjetër… Mendoj se “nëna e nënave” e të gjitha problematikave është shkelmimi i votës së lirë.

Pyetje: Keni komunikime me deputetët demokratë që kanë dalë së fundmi kundër Bashës?

Sali Berisha: Sigurisht që kam. Me të gjithë deputetët jam i hapur për komunikim pa asnjë lloj hezitimi, janë deputetë të PD-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.