Do testohet vaksina e Covid-19 në Shqipëri? Tomini: Lajm i rremë

0 76

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini mohoi në A2 lajmet e përhapura së fundmi në rrjetet sociale se në Shqipëri do të testohet vaksina e re e Covid-19 kur ajo të krijohet. Doktoresha Tomini i konsideroi lajme të tilla si “fake news”, pasi vendi ynë nuk ka qenë kurrë pjesë e studimeve të tilla.

“Jo Shqipëria nuk është pjesë e një testimi të tillë apo e një studimi të tillë kundrejt vaksinimit. Nuk ka marrë pjesë ndonjëherë në studime të tilla dhe nuk është pjesë e këtij studimi. Nëse në media keni evidentuar deklarata të tilla janë “fake news”, deklaroi Tomini.

Më tej, doktoresha e Shëndetit Publik deklaroi se deri në këto momente në Shqipëri nuk ka asnjë person të shëruar nga Covid-19 që është riinfektuar. Ajo tregoi se është ende herët për të folur për këtë çështjet pasi ajo duhet parë në vijimësi, pasi koronaviruset janë viruse që të lenë me imunitet të pjesshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.