Donaldi e thotë hapur: Nuk shkoj në finale me njerëz që nuk e meritojnë

0 163

Donaldi dhe Beniada kanë krijuar një raport shumë të mirë ,me njëri tjetrin, e sidomos ditët e fundit ata janë bërë të pandashëm .

Së fundmi, ata përveç lojërave dhe ngacmimeve të pafundme që kanë bërë, nuk kanë munguar as bisedat e shumta.

Së fundmi, modelja dhe aktori i humorit kanë komentuar në lidhje me finalen, me emrat që banorët zgjodhën që të kishin me vete deri në ditën e fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa po përgatisnin diçka në kuzhinë, Donaldi u shpreh në një moment se nuk e sheh veten në finale me njerëz që nuk e meritojnë.

Ai preferoi që të mos thoshte se për kë banor e ka, por kujtojmë se përveç Ilirit, Donaldi ka një raport paksa jo të mirë me Einxhel. Nga ana tjetër, me Arjolën ka pasur disa debate dhe duket se tani janë qetë, por që nuk janë afruar shumë me njëri-tjetrin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.