Durrësi, në pritje të pushuesve

0 113

Në Durrës, plazhi duket i boshatisur dhe pse ka qytetarë që shëtisin e bëjnë banjo dielli. Të heshtura janë edhe hotelet që ndodhen në vijën e parë. Asgjëkundi nuk sheh shezlonge në brezin e rërës. Mungojnë dhe çadrat klasike. Frika nga sekuestrimi i tyre i ka shtyrë përgatitjet e fundit për në një moment tjetër. Hotelet dhe bar-restorantet e shumta përgjatë plazhit janë në fazën e aplikimit në e-Albania. Pushuesit e parë nga Kosova kanë mbërritur.

”Erdha të bëj pushime. Është mirë në Shqipëri se kjo korona na ka lodhur. Unë e gjeta kohën time dhe erdha. Derisa të vijnë dhe të tjerë, po mirë duket”, shprehet dikush.

”Nga Prishtina. Kemi ardhur pa ndonjë plan konkret”, rrëfehet një tjetër.

”Kishim kohë që s’kishim parë plazhin, si pas pandemie”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.