Dy Botërorë futbolli në një vit

0 15

Futbolli i huaj nga pandemia e Covid-19, ndryshoi kalendarin dhe kjo nga shtyrja e Kampionatit Europian, te spostimi i kampionateve e deri tek shtyrja e afatit të transferimeve. FIFA po përgatitet për të mos i lënë asgjë rastësisë në vitin 2022. Ai do të jetë viti i Botërorit në Katar por edhe i Botërorit të Klubeve. Dy evenimentet madhore të organizuara nga konfederata botërore e futbollit.

Botërori i Klubeve është parashikuar të zhvillohet gjatë muajve të verës, mes qershorit dhe korrikut, ndërsa Kupa e Botës është programuar të zhvillohet në fund të vitit, mes muajve nëntor dhe dhjetor. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino hodhi idenë që edicioni i ri i Botërorit të Klubeve të inaugurohej gjatë verës së vitit 2022, duke përfituar edhe nga spostimi i Kupës së Botës në periudhën e dimrit. Sipas projektit të miratuar, 24 skuadra klubesh do të marrin pjesë në formatin e ri të Botërorit për Klube, ku vetëm nga pjesëmarrja do të përfitojnë 20 milionë euro.

Fituesi i trofeut, përveç lavdisë do të përfitojë çmimin prej 100 milionë eurosh. Në evenimentin e FIFA-s, pritet që të marrin pjesë tetë skuadra evropiane, të cilave do t’u shtohen edhe 6 klube nga Amerika e Jugut. 10-të vendet e mbetura do të plotësohen me ekipe Amerika Veriore, Azia, Afrika dhe Oqeania.

Leave A Reply

Your email address will not be published.