E frikshme në Shqipëri, kriza nga Covid-19 ka nxjerrë 39 mijë të papunë

0 70

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, u shpreh në “A2 Business Week” se kriza e Covid-19 ka nxjerrë pa punë 38 900 persona. Kjo shifër, shtoi Ibrahimaj, i referohet vetëm biznesit të madh. ”Nga të dhënat deri në muajin prill, ka 38 900 punonjës më pak në listë-pagesë në krahasim me muajin shkurt, kur situata ka qenë normale. Sektorët që janë prekur më shumë janë ai i prodhimit dhe ai i shërbimit. Kjo është një shifër që i referohet biznesit të madh, pasi biznesi i vogël i jep deklaratat e listë-pagesave një herë në 3 muaj dhe numrin e saktë të papunëve për këtë periudhë do ta kemi vetëm rreth datës 20 korrik”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.