Edhe 25 mijë doza të vaksinës Sputnik mbërrijnë në vend, Rama: Do arrihet objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve

0 268

Edhe 25 mijë vaksina Sputnik V mbërrijnë në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama, i cili bëri me dije lajmin, shkruan në një postim në facebook se nuk do të ndalet procesi do të vijoj të intesifikohet. Në total deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 728 mijë dozat e vaksinave anti-covid.

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, shkruan Rama.

Po ashtu, prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 453,255 doza të vaksinës ndaj Covid-19, prej të cilave 353,491 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.

Leave A Reply

Your email address will not be published.