Ekipi i Tiranës ”grup terrorist”/Zëdhënësi i Presidentit publikon letrën e fortë

0 339

Zëdhënësi i Presidentit të Shqipërisë, Tedi Blushi ka reaguar sërish pas akuzave dhe etiketimeve të ekipit të Tiranës si ”grup terrorist”. Blushi thotë se Rilindjes nuk i intereson përfaqësimi dinjitoz në arenën ndërkombëtare të ekipeve tona, ”që përherë do të meritojnë vëmendjen e Presidentit Meta, edhe si pjesë e përgjegjësive të Tij kushtetuese”’,-shkruan ndër të tjera zëdhënësi i Presidentit, teksa ka publikuar edhe kërkesën e këtij klubi drejtuar Kreut të Shtetit.

Postimi i plotë

Meqënëse zëdhënësi i Tao Qylit, nëpërmjet një reagimi në gazetën e tij, bëri një hap pas, kërkoi falje dhe u tërhoq nga akuzat dhe etiketimet e poshtra si “grup terrorist” ndaj ekipit të FK Tirana, jemi të detyruar të publikojmë kërkesën mbështetur në Kushtetutë të këtij klubi drejtuar Presidentit të Republikës për lojtarin “terrorist”.

Rilindjes nuk i intereson përfaqësimi dinjitoz në arenën ndërkombëtare të ekipeve tona, që përherë do të meritojnë vëmendjen e Presidentit Meta, edhe si pjesë e përgjegjësive të Tij kushtetuese.

Rilindjes nuk i intereson imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë, prandaj po e turpëron kryesimin e OSBE-së dhe po e pengon prej vitesh hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Leave A Reply

Your email address will not be published.