Erion Braçe jep alarmin: Shkumbini po sjell rrezik. Banorë të ikin menjëherë

0 293

Zëvendëskryeministri Erion Braçe u ka bërë thirrje banorëve të Rrogozhinës dhe Lushnjes që preken nga lumi Shkumbin që të largohen për shkak të rrezikut të përmbytjes. Në një apel në Facebook, Braçe thotë se banorët duhet të largohen nga argjinaturat e lumit, si pasojë e përmbytjeve masive që mund të vijnë.

“Shkumbini po sjell rrezik! Prurjet e lumit Shkumbin prej mëngjesit të sotëm janë rritur me shumëfish deri në 800 meter kub ujë në sekondë! Çdo banor i Terbufit nga Çerma e Sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohet vetë e të largojë bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat nga buza e lumit ne argjinature!

Tani! I njëjti lajmërim vlen për të gjithë banoret e fshatrave buze Shkumbinit nga Papri në Peqin, Rrogozhine! Edhe një here; Hiqni çdo gjë nga toka buzë lumit deri në argjinature tani!”,- shkruan Braçe.

Thirrja e Erion Braçes paralajmëron përkeqësim të situatës në orët në vijim, ndërkohë që kryeministri Edi Rama thotë se situata është nën kontroll.

Leave A Reply

Your email address will not be published.