Erion Veliaj: Do ta shkatërroj Dukën!

0 134

Marrë nga “Koha Jonë”

Erion Veliaj ka filluar një betejë të madhe, të fortë por edhe të rrezikshme për veten e tij. Ai ka nisur luftën, që sipas tij, lidhet me pastrimin e botës së futbollit nga mafia.
Ai kur thotë mafia nënkupton grupin që është pas kreut të sotëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukës, i cili ka 20 vite në krye të Futbollit Shqiptar dhe po rikandidon prapë me datë 2 mars që ta marrë prapë karriken e presidentit të kësaj federate.
Realisht Armando Duka e ka bërë epokën e tij 20 vjecare dhe duhej të gjente forca brenda vetes që të tërhiqej nga kandidimi duke u hapur rrugë të tjerëve që mund ta bëjnë më mirë e me energji të reja këtë detyrë.
Ndërkohë Erion Veliaj nuk ndalon, pasi e ka marrë si mission për Tiranën dhe kthimin e federatës që të shkojë tek futbolli e jo që punon për mafien dhe shitjen e ndeshjeve, sic edhe thotë kryebashkiaku.
Nga ana e tij Armando Duka, po e shikon si karrike që nuk duhet lëshuar, bile duke e kthyer në sfidë kokë për kokë me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Akuzat mes Erion Veliajt dhe Armando Dukës vetëm sa po njohin përplasje më të forta e nuk duket në horizont asnjë gjetje kompromisi që Duka të thotë se Boll MË, tani po iki vertetë, ndaj të kandidojnë të tjerë.
Përplasjet kanë përfunduar në gjykatën e Tiranës dhe sot fitoi Erion veliaj, pra bashkia në përplasjen juridike për zgjedhjet në shoqatat rajonale të futbollit, ku do të dalin edhe delegatët për datën 2 mars kur do të votohet për kreun e ri të kësaj federate.
Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka fituar kundër Armand Dukës në Gjykatën e Tiranës, e cila ka vendosur të njohë vetëm asamblenë e thirrur nga kryebashkiaku. Gjykata e Tiranës rrëzoi FSHF dhe ka regjistruar drejtues Eduard Prodanin.
Me këtë vendim, Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për manipulimet e FSHF-së. Me pas kryebashkiaku ka bërë thirrje edhe kolegëve të tij kryetar në rrethe që të mos lejojnë blerjen apo manipulimin e delegatëve. Të mos harrojmë se sot PS-ja zotëron të gjitha bashkitë ndaj duket si betejë e humbur e Dukës.
Në botën e futbollit ka nevojë për ndryshime epokale, pasi mjafton të shikosh disa president futbolli në rrethe apo edhe në kryeqytet që të kuptosh se në cfarë duarsh kanë rënë disa klube futbolli. Jo vetëm që janë njerëz me para të pista dhe kriminale, por edhe vetë drejtuesit e disa klubeve janë si vetë paratë e pista, njërez pa vision e kulture dhe që futbollin e shikojnë si shitje ndeshjes në lloto jashtë Shqipërisë.
Futbolli ka nevojë për ligj të ri në parlament dhe ku të hapen dyert e privatizimit masiv, por edhe të kontrolluar që të mos futet bota e mafies, sepse e degjeneron misionin e futbollit.
Erion veliaj e ka edhe bast të madh me veten dhe njerëzit të cilët e mbeshtesin në këtë beteje të madhe që ka filluar përballë klanit të vjetër në futboll.
Për të qenë korrekt Armando Duka ka bërë epokën e tij dhe duhet falenderuar për gjerat positive. Por MJAFT eshte MJAFT, thotë një fjalë, ndaj dikush duhet ta bindë Dukën e futbollit të tërhiqet.
Eshtë më mirë kur gjendet një shteg mirekuptimi, natyrisht jo dorëzimi, porse ka ardhur koha, bile po kalon vrullshëm se duhet EPOKË E RE NË DREJTIMIN E FUTBOLLIT SHQIPTAR.
Edhe Armando Duka ka nevojë për pak qetësi, duke iu larguar sherrit që dihet kur fillon por nuk dihet se kur mbaron!
Nëse ikën duke buzeqeshur, edhe qetësia do të jetë më marsiane!
Aq me tepër në futboll, ku janë milionat e tifozerisë që nuk të falin dhe ku Erion Veliaj ka bastin e jetës së tij në këtë përballje me Dukën.
Dhe për dreq bastet që ka vendosur Erion Veliaj i ka fituar deri më sot!

Leave A Reply

Your email address will not be published.