“Është në gjendje të pabesueshme”, pas telefonatës me Boris Johnson, rrëfehet Donald Trump

0 336

Presidenti i SHBA-së Donald Trump pas telefonatës me kryeministrin britanik u shpreh se “Boris Johnson është në formë “të pabesueshme”.

Johnson, 55 vjeç, kaloi tre net në kujdes intensiv në një spital në Londër në fillim të këtij muaji pas shqetësimeve nga COVID-19, për të cilat u trajtua me oksigjen. Ai më vonë tha se i kishte borxh jetën stafit të spitalit.

“Dukej për bukuri,” tha Trump pasi komunikoi përmes një telefonate me Johnson-in, në fillim të kësaj jave. “Ishte gati t’ia niste sërish.”

“Është  porsi Borisi i vjetër,” tha Trump. “Po bëhet mirë.”

Gazeta Daily Telegraph raportoi se Johnson po planifikon të kthehet në punë qëtë hënën. Po kështu, ministri i tij i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se kryeministri po bëhet mirë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.