Familja e Billës rrëzon pistën kryesore të hetimeve: Atë konflikt e kemi mbyllur

0 435

Shumë pista dhe enigma ka ekzekutimi i Hekuran Billës, mbrëmjen e së enjtes në zonën e Komunës së Parisit. Familjarët e 40-vjeçarit janë pyetur në polici dhe kanë thënë se nuk kanë konflikte për ngjarjen e vitit 2006.

Sipas tyre atë konflikt e kanë mbyllur. Billa në vitin 2006, akuzohej se kishte vrarë 22-vjeçarin Prel Marku në Angli ku qëndronte si emigrant.

Billa u shpall fajtor për tre akuza për vrasje në tentativë dhe vrasje të Prel Markut dhe u dënua me burgim të përjetshëm, me një mandat minimal të rekomanduar prej 34 vitesh.

Hekuran Billa iku në Danimarkë por policët e gjurmuan atë dhe e dënuan për vrasje, dy përpjekje për vrasje dhe plagosje me qëllim. Ai i mohoi të gjitha akuzat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.