“Familja më hodhi në rrugë, donin të më fejonin që 16 vjeç”, pendohet këngëtarja shqiptare

0 160

Këngëtarja Xheisara Frisku, tregoi historinë prekëse të jetës së saj kur ishte pjesë e formatit “Big Brother Vip”. Por duke folur pas daljes për eksperiencën e saj, në intervistë në “Fun Club”, ajo tregoi se ishte e penduar që e kishte bërë këtë gjë.

Këngëtarja shprehu se ka pasur raste që ka qarë edhe kot brenda shtëpisë duke theksuar faktin se presioni është shumë i madh.

“Historinë e familjes time nuk do të doja ta kisha thënë”, u shpreh ajo duke shtuar se e ka bërë rrëfimin nën një moment kur nuk e dinte se çfarë po ndodhte me të tjerët jashtë.

“Unë qaja shumë aty brenda. Kot. Unë qaja dhe kot aty brenda por në disa momente më dukej sikur asnjë nga njerëzit që doja nuk ishte më dhe nuk unë kisha mundësi t’i thoja se sa shumë i kam dashur dhe sa shumë i dua. Është një gjë që ka ndodhur atë herë dhe nuk do ndodhi më.

Nëse unë e thashë, ishte një moment kur kisha shumë nevojë të dija se çfarë po bëhej jashtë me të shtëpisë time dhe mendoj se nëse do të kisha vazhduar, atëherë do kisha dalë në Xheisarën që të tjerët kanë njohur jashtë”, tregoi këngëtarja.

Ajo ka rrëfyer se nuk flet me një pjesë të familjes së saj, sepse kur është bërë këngëtare, ata nuk e kanë pranuar këtë vendim. Xheisara tha se ata donin ta fejonin në moshë të vogël, gjë që ka bërë të largohet nga shtëpia.

“Nuk flas me shumë njerëz në shtëpi, nuk flas sepse kur jam bë këngëtare më kanë hedhur në rrugë, më kanë hedh se kanë dash të më fejojnë që të vogël, unë nuk jam fejuar.

Kam ik 17 vjeç nga shtëpia… dhe kam fjet 20 ditë rrugëve në Tiranë, edhe mamit i thoja jam shumë mire.

Kam 9 vite që jetoj vetëm, nuk kam patur asnjë njeri, a kam bukë apo nuk kam bukë”– rrëfeu ajo mes lotësh.

Këngëtarja Xheisara Frisku, e cila u bë e njohur nga kompeticioni “X Factor”, ka rrëfyer kohë më parë historinë se si u bë pjesë e konkursit të muzikës.

Xheisara ka treguar se e ëma nuk e ka përkrahur në fillim, sepse nuk besonte te talenti i saj.

Prandaj, pa dijeninë e askujt, sapo mori vesh për audicionet, ajo mori furgonin, mbërriti në Tiranë dhe shkoi direkt në televizionin “Klan”.

“Unë vija nga Burreli dhe merrja pjesë në ‘X Factor’. Kam qenë 15 vjeçe. Kur shikoja ‘X Factor’, i thosha mamit se një ditë do jem unë atje dhe do të fitoj. Dhe mami më thoshte: ‘Ti do fitosh?! Ti ik lësho lopët atje në fshat, s’je ti për të dalë në televizor’,”- tha ajo, teksa kujtonte fillimet.

“Mami nuk besonte që unë vërtet dija të këndoja, sepse thoshte: ‘Nga do dalësh ti me talent?’ Ne jetonim në qytet, por shkonim çdo fundjavë në fshatin e babait dhe mami thoshte: ‘Ti mund të këndosh kur të lëshosh lopët.’

Pastaj një ditë të bukur unë pashë që po bëheshin audicionet e ‘X Factor’ dhe i them mamit që më duheshin 10 mijë lekë për një projekt në shkollë.

Ma jep mami 10 mijë lekëshin, paguaj furgonin, vij në Tiranë, hipi në autobus, vij në Klan, marr pjesë, fitoj. Më thonë që duhet të vish 4 ditë të tjera. Të katërta herët me 10 mijë lekë borxh.

Ndërsa një ditë të bukur isha në divan, e dija se kur do dilja dhe po shikoja emisionin. Dal unë dhe mami që po shikonte televizorin, më shikon mua dhe më thotë: ‘Ku je ti aty?!’ I thashë: ‘Eh dola një ditë dhe lëshova lopët.’ Që prej asaj dite mami nuk më pengoi kurrë më”,- përfundoi Xheisara.

Leave A Reply

Your email address will not be published.