Festat në Shqipëri, specialistja e shëndetit publik bën paralajmërimin e fortë

0 284

Specialistja e shëndetit publik në Mbretërinë e Bashkuar, Ardiana Gjini i bën një paralajmërim shumë të fortë për institucionet në Shqipëri dhe Kosovë. Për të, nëse dy vendet nuk vendosin masa kufizuese për festat e fundvitit, në 5 javët e ardhshme do të ndeshen me një numër të madh të prekurish nga Covid-19.

Këtë paralajmërim ajo e bazoi në traditën që ekziston mes shqiptarëve për të shkëmbyer vizita gjatë festave por edhe faktit se në këto ditë janë rikthyer shumë emigrantë për të kaluar festat me familjarët e tyre.

”Si profesioniste jam shumë në merak se çfarë do të ndodhë në Shqipëri dhe Kosovë. Në Mbretërinë e Bashkuar janë rishikuar masat dhe janë vendosur masa shumë më të rrepta. Ne si ekspertë kemi kërkuar që këto masa të viheshin dy javë më parë. Këtë brengë shumë të madhe si profesioniste e kam pasi është një rrezik shumë i madh për Kosovën dhe Shqipërinë nëse vazhdohet pa limitime, nëse vazhdohet ardhja e bashkëvendësve nga diaspora me një numër të pakontrolluar dhe pa masa kontrolli. Jam vetë shqiptare dhe kam familje në Kosovë, do të doja shumë që të kalojë festat e fundvitit por rrezikun që do të sjellim virusin në Kosovë. Është e papërgjegjshme që të shkojmë në Kosovë dhe Shqipëri. Mbi 9 mijë njerëz kanë mbërritur dje në aeroportin e Prishtinës. Për 5 javë do të jetë në kulmin e epidemisë sikur ishte para 3 javësh”,-thotë Gjini për ”Euronews Albania”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.