Fronti opozitar do vijojë qëndresën/Kryemadhi: SPAK të hap sytë. Teatri Kombëtar do i rezistojë kufomave politike

0 108

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, edhe mëngjesin e kësaj të shtune vijoi qëndresën tek Teatri Kombëtar, ku i bëri thirrje SPAK-ut që të hap sytë e të nis hetimet për këtë skandal. Kryemadhi, përfaqësues të tjerë të LSI-së por dhe aktivistë të shumtë kanë kaluar natën jashtë në sheshin para Teatrit Kombëtar në solidaritet me Alencën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Në fjalën e saj para gazetarëve, kryetarja e LSI-së, tha se Teatri Kombëtar do i rezistojë kufomave politike.

”Nuk duhet të lejojmë dhunimin e kësaj godine. Ajo që dua të theksoj është që kjo qëndresë do të vazhdojë do të jetë e përnatshme. Ata janë njerëz që kanë frikë të përballen me të vërtetën, siç bënë me mbledhjen e këshillit Bashkiak, me vendimin e paligjshëm, që e morën feshurazi. Për këtë çështje, SPAK duhet të nxjerrë para drejtësisë njerëzit e kësaj aferre. Rama ka rënuar ekonominë e këtij vendi. Kjo godinë i rezistoi tërmeteve dhe do i rezistojë edhe kufomave politike. Pravarësisht se ne ishim një grup modest që qëndruam gjithë natën. Ishte një gjendje e qetë dhe nuk patëm asnjë problem. Nuk kanë tentuar që të na largonin, kanë pasur besimin se ne do të largoheshim vetë. Punonjësit e bashkisë ishin në gatishmëri, dhe rreth orës 4 ose 5 të mëngjesit, ata u larguan. Nuk do të jemi vetëm ne PD në shesh, do të jenë të gjithë faktorët politikë dhe jo politikë, kishte artistë, aktorë, kjo do të jetë e organizuar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.