Ftesa e Ramës/Nishani: 15 detyrat që gangsterit i janë vënë në tavolinë nga BE

0 97

Teksa e etiketon si “gangster”, ish-presidenti Bujar Nishani, e cilëson si fyese dhe tallje me shqiptarët, ftesën e kryeministrit Edi Rama kundrejt Presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha për negociatat. Nishani thotë se një gjë e tillë është e panevojshme pasi i mjafton që të zbatojë 15 detyrta për Ingetrimin që BE ia ka vënë në tavolinë.

Postimi i plotë

Gangsterri në krye të qeverisjes anarkiste kërkon “tryezë gjithëpërfshirëse” për integrimin !!!!! Pasi asgjësoi zgjedhjet e lira dhe demokratike në këtë vend në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Pasi asgjësoi institucionet e pavarura duke grisur Kushtetutën e vendit me gazin helmues të policisë, pasi asgjësoi ekuilibrat, ndarjet dhe kontrollin midis pushteteve në interes të tradhëtisë kombëtare, pasi shkatërroi ekonominë dhe tregun e lirë për të dhjamosur oligarkët e korruptuar, pasi asgjësoi drejtësinë me militantët e korruptuar majtistë, pasi arrestoi dhe burgosi opozitën në protesta.

Pasi korruptoi dhe asgjësoi median e lirë, pasi shkaktoi disa miliarda lek dëme përmes korrupsionit skandaloz (shihni raportet e KLSH në këto 7 vite), pasi zboi nga vendi në emigracion një çerek milioni njerëz të një popullsie prej 2 milion njerëzish , pasi tallet, fyen, shan, burgos, varfëron çdo ditë shqiptarët,

Kërkon “tryezë gjithëpërfshirëse”! Integrimi i ka listuar 15 detyrat (urdhëresat) që gangsterit ja kanë vënë mbi tryezë. Zgjidhja e integrimit është ajo listë mbi atë tryezë ! Kjo është Shqipëria Sot ! Ky vend evropian në Ditën e Evropës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.