Gjermania i dërgon Ukrainës raketa të papërdorshme

0 175

Gjermania ka marrë një vendim historik, duke vendosur të dërgojë armatim në Ukrainë.

Sipas BILD, Gjermania do të dërgojë raketa kundërajrore ‘Strela’. Por në shumicën dërrmuese të rasteve, këto raketa nuk funksionojnë.

Sipas revistës Spiegel, të paktën 700 raketa të kontrolluara nuk janë operacionale. Gazeta BILD shkruan se ky është një turp për qeverinë gjermane.

Raketat janë më shumë se 35 vite të vjetra dhe ishin bllokuar për përdorim që në vitin 2012.

Arsyeja: “Mikroçarje në ngarkesën shtytëse të municionit, çka ka sjellë gërryerje dhe oksidim”.

Akoma më i turpshëm është fakti se kutitë ku ruheshin raketat ishin mykur kaq shumë, saqë ushtarët gjermanë u lejuan të hynin në objektet e magazinimit vetëm me pajisje mbrojtëse.

Leave A Reply

Your email address will not be published.