Gjobë 700 mijë lekë/ Manastirliu: Masa të forta për subjektet në zonat turistike

0 6

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi gjatë fjalës në Kuvend se përmes ndryshimeve në aktin normative, do të forcohen penalitetet për subjektet në zonat turistike që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19. ”Çdo shkelje do të ndëshkohet pasi konsiderohet kërcënim i shëndetit të qytetatëve! Për këtë arsye, nëpërmjet këtij akti normativ, do të forcohen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike”.

Duke e vënë theksin te rëndësia e zbatimit të masave, Manastirliu e vuri kërkoi mirëkuptimin e biznesit dhe qytetarëve. Duke theksuar se situata vijon të jetë serioze, Manastirliu është shprehur së qeveria ka marrë masat për përballimin e kësaj epidemie, duke forcuar gjurmimin, testimin dhe kapacitetet spitalore.

”Qeveria po punon çdo ditë dhe strukturat punojnë çdo ditë për ndërprerjen e zinxhirit të infektimit. Kur përpara pak kohësh inaguruam me kryeministrin Rama spitalin e ri dhe shtuam me 100 shtretër kapacitetin për trajtimin e pacientëve me Covid-19, atëherë thanë pse po bëhet kjo, virusi iku. Dhe akoma mes nesh që thonë se s’ka Covid! Po nuk e besoni, shkoni tek infektivi, ku aktualisht 6 persona janë të intubuar, mes tyre tre janë në moshë të re: 45, 46, 49 vjeç. Kjo nuk është lojë. Kush e konsideron lojë apo konspiracion, na rrezikon të gjithëve, Duhet marrë me shumë seriozitet kjo situatë, është shumë serioze”.

Ministrja e Shëndetësisë, nga foltorja e Kuvendit, u bëri apel qytetarëve dhe bizneseve për zbatim të masave, rregullave dhe protokolleve të sigurisë. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, do të vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

Leave A Reply

Your email address will not be published.