Gjykata e Tiranës dënon me 17 vite burg Francesco Becchetti

0 154

Gjykata e Tiranës ka dënuar këtë të mërkurë, më 23 shkurt, biznesmenin italian Francesco Becchetti me 17 vite burg.

Akuzat që rëndonin në drejtim të Becchetti-t janë ato të pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës duke vjedhur.

Përkatësisht, Becchetti u hetua për katër vepra penale, ajo e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Ndërkohë, Becchetti vijon të jetë në arrati dhe ndaj tij është caktuar një mandat arresti ndërkombëtar.

Gjithashtu e ëma e biznesmenit Becchetti, Liliana Condomitti u dënua me 8 vite burg për pastrim të produkteve të veprës penale.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij Mauro De Renzis u dënua me 16 vite burg

Leave A Reply

Your email address will not be published.