Gjyqi i Tahirit në rrezik, s’ka gjyqtarë të rinj për rigjykim

0 277

Gjykata e Apelit ktheu për rigjykim çështjen ”Tahiri”. Procesi gjyqësor kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është në rrezik. Deri tani gjyqi rrezikohet që të mbetet pa trupë gjykuese në Shkallën e Parë të Gjykatës Speciale.

Asnjë nga 10 gjyqtarët aktualë nuk mundet të jetë pjesë e rigjykimit, kjo për shkak se ata e kanë kaluar më herët këtë dosje në gjykim, ndërsa gjyqtarët e rinj kanë refuzuar thirrjen e KLGJ për t’u bërë anëtarë të Gjykatës së Posaçme.

Thirrjeve të bëra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, gjyqtarët u janë përgjigjur negativisht dhe pas kësaj situatë gjyqi kundër Tahirit mund të futet në kolaps. Nuk dihet ende se si KLGj do ta zgjidh këtë problem, pasi ende nuk është marrë asnjë vendim.

Tahiri priste vendimin për pafajësi, por ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë. Dënimi iu rrëzua dhe ish-ministri sërish do të përballet me statusin e të pandehurit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.