Gjysma e Shqipërisë del nga karantina/Rama: Policia gati për të monitoruar (VIDEO)

0 21

Të premten kryeministri Edi Rama, bëri me dije lajmin për lehtësimin e masave në disa qytete të vendit, Policia e Shtetit ndërkohë ka nisur përgatitjen e saj për të monitoruar sjelljen e qytetarëve në këto qarqe. Përmes një postimi në facebook, kreu i qeverisë thekson se banorët e qarqeve që janë lejuar të lëvizin pas 27 prillit kanë në dorë një përgjegjësi të madhe për të mbrojtur veten dhe qytetarët e tjerë.

“Policia e Shtetit përgatitet për mbrojtjen dhe monitorimin e zonave të gjelbërta. Qytetarët e zonave të gjelbërta do të kenë një mundësi të re, po edhe përgjegjësinë e re që të mbrojnë veten e të tjerët, në kushtet e një lehtësimi të madh krahasuar me pjesën tjetër të vendit”.

Për të shkuar sa më mirë gjërat në këto qytete, Rama bisedoi me kryebashkiakët me një video-konferencë, ndërsa iu caktoi detyra për të monitoruar situatën në terren.

Leave A Reply

Your email address will not be published.