Grenell: Shpresojmë të zgjidhet liberalizimi i vizave nga europianët

0 23

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell mbështeti takimin virtual e palëve, të organizuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron, në program për datën 10 korrik.

“Jemi të lumtur që shohim se europianët do të takohen më 10 korrik për të diskutuar me Kosovën dhe Serbinë. Ofrojmë mbështetjen tonë të plotë dhe jemi mirënjohës për udhëheqësinë. Shpresojmë që çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave të përfundojë në këtë takim”.

Grenell shton se Shtetet e Bashkuara “kanë punuar fort të vënë theksin në normalizimin ekonomik mes palëve, pasi besojmë që ky është një hap i parë kyç për problemet afatgjata politike. Shpresojmë që europianët do të vendosin si prioritet zbatimin e marrëveshje për transportin ajror, tokësor dhe hekurudhor, për të cilat është rënë dakord më parë. Besojmë se këto marrëveshje janë kyçe për krijimin e vendeve të punës dhe rikthimin e shpresës te të rinjtë”.

Grenell hedh poshtë aludimet se takimi i anuluar i Uashingtonit ishte organizuar për të siguruar një “fitore” në prag të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Leave A Reply

Your email address will not be published.