Greqia mbyll kufirin për turistët, jo vetëm për shqiptarët

0 324

Në Kapshticë situata nuk ka ndryshuar. Të vetmit që mund të kalojnë drejt Greqisë janë personat që disponojnë leje qëndrimi, nënshtetësi dhe punëtorët sezonale.

Për ata që tentojnë të kalojnë kufirin me pasaportë biometrike nuk lejohet kalimi por shqiptarët nuk janë të vetmit që po përballen me këtë situate. Për shtetasit e huaj që kalojnë tranzit përmes Shqipërisë, vendimi është i njëjtë.

Pavarësisht se pritej që prej 1 korrikut kalimi drejt Greqisë të ishte më pak i kushtëzuar dhe më shumë kategori të kishin mundësinë e lëvizjes por kufiri grek vazhdon të qëndrojë njësoj ndërsa autoritetet tona ende nuk kanë një shkresë zyrtare të kategorive që lejohen të kalojnë kufirin çka bën që situata të jetë e paqartë për të gjithë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.