Greqia sot hap plazhet, ja rregullat e forta

0 52

Edhe pse pandemia e Covid-19 nuk është luftuar, Greqia ka vendosur hapjen e 515 plazheve të organizuara të vendit nga sot.

Plazhet e organizuara do të funksionojnë nën këto kushte:

-Pushuesit do të regjistrohen që në hyrje.
-Numri maksimal i plazhistëve është 40 persona për 1000 metër katrorë.
-Distanca minimale midis akseve të cadrave është vendosur në 4 metra, ndërsa distanca minimale prej 1 metrash. midis perimetrit të hijes së dy çadrave.
-Në çadra do të jenë dy shezllone, me përjashtim të familjeve me fëmijë të mitur.
-Do të shiten vetëm produkte të paketuara
-Ndalohet shitja e pijeve alkoolike.
-Nuk do të ketë tryeza në lokale
-Punonjësit do të mbajnë maska.
-Stafi i plazhit duhet të dezinfektojë krevatët e diellit apo karriget për çdo klient. Gjithashtu duhet të dezinfektojnë rregullisht ambientet sanitare.
-Sportet ekipore me kontakt fizik janë të ndaluara.

Leave A Reply

Your email address will not be published.