Gruaja me aftësi ndryshe bëhet nënë për herë të dytë, Manastirliu: Mirënjohje për mjekët

0 380

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ka nisur ditën me një lajm të mirë nga materniteti “Koço Gliozheni”, aty ku një nënë me aftësi ndryshe ka sjellë në jetë fëmijën e dytë.

Manastirliu bën të ditur se fëmija erdhi në jetë shëndetplotë falë kujdesit dhe profesionalizmit të mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”.

“Një mrekulli. Lot gëzimi në maternitetin “Koço Gliozheni” për Anesën e vogël, që erdhi në jetë shëndetplotë, falë kujdesit të veçantë të dr. Anikës, dr. Astritit dhe stafit të këtij spitali, që u kujdesën për një grua speciale, me të gjithë forcën, dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, që Anida me aftësi ndryshe, të jetë nënë për herë të dytë”, shprehet Manastirliu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.