Hajdari: Duhet të arrijmë listat e hapura

0 26

Deputetja Rudina Hajdari, ka treguar qëndrimin që do të mbajë me marrëveshjen e arritur nga Këshilli Politik, përmbajtja e së cilës nuk ka përfaqësuar ndryshimin e kërkuar, edhe nga vetë zonja Hajdari.

”Besoj se marrëveshja nuk është e plotë, është një dokument që thjesht ul palët dhe ka disa arritje të vogla, por që nuk është e mjaftueshme. Nëse flasim për reformën zgjedhore, ajo duhet të ketë ndryshime të tjera, duhet të ketë elementë shtesë, hapja e listave, vota e diasporës e të tjera ndryshime. Ne e duam këtë gjë dhe do të luftojmë deri në fund, deri në momentin që kjo reformë zgjedhore të vijë në parlament. Kemi ende kohë dhe mendoj se mund të bëhet diçka. Duhet të qëndrojmë te marrëveshja e fjalës, hapja e listave. Sa i përket detajeve të tjera është ende shpejt. Mendoj se gjatë kësaj periudhe duhet të jemi vigjilent, pasi mazhoranaca do të negociojë”.

Hapja e listave është një çështje parimore. ”Dëshira ime është të ndryshonim plotësisht sistemin dhe të kemi një sistem proporcional kombëtar, me lista të hapura, por ky është maksimumi i kërkesës sime”. Nga ana tjetër, Hajdari u shpreh më tej se ndryshimi i sistemit nuk është mbështetur nga PD-ja. ”Minimumi do të kishin ardhur me një propozim, por nuk kanë bërë asgjë, pasi nuk ka qenë vullneti. Marrëveshja kishte pak elementë të ndryshuar, por kjo është në koston e tyre”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.