Historia e djemve që mbijetuan me peshk të gjallë dhe gjak zogjsh

0 49

Mano Totau dhe Sione Fataua ndanë historitë e tyre të jashtëzakonshme të mbijetesës. Ata ishin adoleshentë që studionin në një konvikt në Tonga kur bashkë me katër shokë vendosën të vidhnin një varkë dhe të udhëtonin në Fixhi, në qershor të vitit 1965.

Aventura e tyre mori një kthesë të papritur kur një stuhi copëtoi mjetin lundrues dhe i la ata në det të hapur për ditë të tëra. Pas shumë peripecive, të rinjtë zbarkuan në një ishull të pabanuar ku qëndruan të bllokuar për 15 muaj.

Të dëshpëruar për ushqim, djemtë krijuan një shtizë peshkimi dhe hëngrën peshk të gjallë. Ata bastisën një fole zogjsh deti, duke ngrënë vezë të papërpunuara dhe duke pirë gjakun e zogjve. Por, iu desh të prisnin mbi 1 vit që marinari Peter Warner t’i shpëtonte ata.

Historia mbeti relativisht e panjohur jashtë Tongës deri vitin e kaluar, kur historiani dhe autori holandez Rutger Bregman u has me të në internet dhe u frymëzua për të shkruar një libër të tërë për të, të quajtur “Njerëzimi: Një Histori Shprese”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.