I mbijetoi sulmit me bombë/ Triumfi i 18-vjeçares që pa vdekjen me sy

0 327

Shamsea Alizada ka një të kaluar një moment tragjike, nga i cili ka arritur të vazhdojë përpara falë inteligjencës. 18-vjeçarja me origjinë afgane jetoi mes kufizimeve të vendosura nga talebanët dhe e pa vdekjen nga me sy.

E gjithë historia e saj nisi në 2018, kur Alizada ndoqi Qendrën Arsimore Mawoud, një institut i specializuar për përgatitjen e afganëve të varfër për pranimin në Universitet. Pas një sulmi me bombë në sallë ajo arriti të shpëtojë mes dhjetra personave që vdiqën brenda por bashkë me to dhe ëndrra për një jetë më të mirë larg tmerrit të luftës.

Sulmi i vitit 2018 dukej i destinuar të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve, por vajza afgane nuk u dorëzua dhe përsëri u paraqit për provimin pranues në Universitetin Kombëtar të Afganistanit. Me shumë krenari ajo ka treguar se arriti të fitojë rezultatin më të lartë në gati 200.000 studentë që morën pjesë.

Kjo fitore është gjithashtu një fitore ndaj atyre që janë përpjekur t’i vjedhin ëndrrat dhe shpresat e saj. Vajza e minatorit të qymyrit nga Hazara e Afganistanit, tani do të ndjekë një universitetin e mjekësisë dhe një ditë shpreson të studiojë jashtë vendit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.