I vëllai humbi jetën nga Covid-19, Vili Minarolli: Nuk shpëtohen jetët tona me propagandë

0 322

Thirrja dëshpëruese e dy vajzave të një 79-vjeçari që humbi jetën nga Covid-19 këtë të martë shkaktoi reagime të shumta. Vajzat e Rifat Lalos (Minarollit) thanë se babai i tyre nuk kishte marrë kujdesin e duhur shëndetësor në Spitalin Infektiv, dhe disa herë ai u kishte kërkuar ta nxirrnin prej aty para se të ndërronte jetë.

Viktima ishte edhe vëllai i ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe ish-ambasadorit të Shqipërisë në disa shtete, Vili Minarolli. Përmes një reagimi në Facebook, edhe ai ngre akuza ndaj spitalit, duke thënë se vëllai i tij u braktis me orë të tëra te dera e spitalit. ”Duhet të mirëkuptoni gjendjen e vajzave kur i ati u kërkonte largimin nga ai ferr i vërtetë dhe thirrjen e tyre për të mos i dërguar njerëzit në spitalet publike”, shkruan Minarolli.

”E them me bindje se ne kemi personel mjekësor të përgatitur, por kjo nuk mjafton për të shpëtuar jetën e njerëzve. Thirrja e dy vajzave që u kish vdekur i ati dhe asnjë nuk e kish prekur me dorë është një thirrje për të gjithë ne. Nesër mund t’i ndodhë kujtdo. Këto që ndodhin sot në vendin tonë, një vit pas shpalljes së pandemisë, nuk mund të krahasohen me ato që ndodhen para një viti, kur bota u gjend e papërgatitur. Me mashtrime, me gënjeshtra dhe propagandë për shpëlarje truri nuk shpëtohen jetët tona. Kosova na e dha shembullin, që u ndihmuan duke u hequr bosët e krimit, të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë që u kishin zënë grykën dhe nuk merrnin dot frymë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.