Importi i makinave, DPSHTRR: Para këtij viti s’mund të blini më nga jashtë

0 189

Rregullat e reja të importit të makinave kanë hyrë në fuqi dhe tashmë doganat nuk do të lejojnë importin e asnjë makine që është më e vjetër se viti 2007.

Qytetarët duhet të shohin me kujdes vitin e prodhimit të automjetit pasi makina nuk duhet të jetë më e vjetër se 15 vite.

Sipas DPSHTRR lejohet të importohen mjetet EURO 5 e sipër: autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë të regjistruara më parë në qarkullim në asnjë shtet tjetër.

Lejohet të importohen/regjistrohen mjetet EURO 5 e sipër: Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër; Mjetet motorike të tjera të reja si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër”, bën me dije DPSHTRR, cila shton se lejohen të gjitha makinat Euro4 pavarësisht kilometrave të përshkruara.

Mjetet motorike të tjera të përdorura si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.