Infektimet me Covid-19 në Shqipëri, Bino: Situata një këmbanë alarmi

0 341

Shtrimet në spitale, intubimet dhe rastet e vdekjeve janë një këmbanë alarmi për cilindo ng ne, kjo për të zbatuar masat kundër Covid-19. Këtë mesazh dha shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino nga Kukësi ku mesditën e kësaj të premte nisi vaksinimi për personelin mjekësor të Kukësit dhe gjithë qarkut.

Sipas Binos, të dhënat e kësaj jave sa i takon shkallës së infektimeve do të diktojnë masat që do të rivlerësohen nga Komiteti i Ekspertëve të hënën e ardhshme.

Në Shkodër ka përfunduar procesi i vaksinimit për personelin shëndetësor, ku 2500 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid. Po ashtu, në Shkodër ka nisur dhe vaksinimi i personave mbi 80-vjeç, ku vetëm në Bashkinë e Shkodrës janë rreth 7700 persona të kësaj grupmoshe që pritet të vaksinohen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.