Ish-ministri i PS: Rama po mashtron shqiptarët, po i dhunon

0 315

Ish-ministri i Jashtëm i PS-së, Kastriot Islami kritokon kryeministrin Edi Rama sa i përket menxhimit të krizës së shkaktuar nga Covid-19. Për emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Islami e cilësoi kreun e qeverisë një mashtrues që e përdor politikisht pandeminë, duke iu shkelur të drejtat qytetarëve.

”Duhet të jesh i ndershëm me shifrat. Konkluzioni është ky: nuk është virusi që i vdes njerëzit por vdesin nga pasojat që krijohen nga virusi. Njerëzit me imnunitet të ulët priren për t’u infektuar më lehtë. Kryeministri nuk mund të dalë e të mburret që “unë i shpëtova jetën shqiptarëve”, ky është turpi më i madh. Në botë vdesin 12 milionë vetë nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërkohë që kanë vdekur 1 milionë deri tani. Është shifër shumë më i vogël sesa sëmundjet kardiovaskulare. Edhe në Shqipëri është i njëjti raport: janë 12 mijë veta që vdesin në vit dhe 4000-4500 nga tumoret. Edi Rama mashtron gjatë gjithë kohës për menaxhimin e kësaj krize. Për më tepër është akuzuar se e përdor këtë fazë për të rritur autoritetin e tij politik, duke dhunuar të drejtat e njeriut”,- tha ai.

I pyetur lidhur me vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskave me detyrim edhe në ambientet e hapura, Islami e sheh plot dyshim marrjen e këtij vendimi pikërisht tani, në një kohë kur kulmi i pandemisë është tejkaluar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.