Ish-sekretari i NATO-s: Nuk merrja frymë në terapi intensive

0 19

Javier Solana, një nga politikanët më të njohur të atij vendi, betejën e tij për jetën po e humbte nga virusi. Politikani 77-vjeçar vetëm pak ditë më parë mundi të rikthehej në shtëpi, dhe në një intervistë për radion Cadena SER tregoi gjithë makthin e sëmundjes që e çoi deri në terapi intensive.

“Ka qenë e vështirë, por do të thoja që gjeja më e rëndësishme është se mund të shërohesh. Është një betejë midis sistemit imunitar dhe virusit. Është i vështirë sepse nuk e pret. Vjen një natë, me temperaturë dhe kollë. Në ditët në vijim duket sikur përmirësohesh, por më pas, në ditën e shtatë dhe tetë, gjithçka ndryshon. Ishte një e shtunë kur më dërguan në terapi intensive. Atëherë kur mendoja të dilja nga spitali, unë nuk merrja dot frymë”.

Solana rrëfeu se çdo ditë në orën 8 del në ballkon dhe duartroket në shenjë solidariteti me mjekët që i shpëtuan jetën, por thotë se pasojat e COVID-19 janë ende të dukshme. “Kam humbur 10 kile, nuk kam forcë, por haj me shije tashmë”. Pjesë e Partisë Socialiste nga viti 1964, i diplomuar në Fizikë, Javier Solana është një nga diplomatët më të njohur spanjollë. KA qenë ministër në të gjitha qeveritë spanjolle nga viti 1982 deri në 1995. U emërua si sekretar i NATO-s në vitin 1995 deri në 1999, ku pati mënyrë të përjetonte konfliktet ballkanike të kulmuara me luftën në Kosovë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.