Izraeli izolohet nga bota

0 316

Edhe pse është vendi i parë në botë për numrin e lartë të të vaksinuarve ndaj Covid-19, aeroporti kryesor i Izraelit do të mbyllet plotësisht për javën e ardhshme. Kjo pasi qeveria ka ndaluar të gjitha fluturimet hyrëse nga linjat ajrore jo-izraelite, në një përpjekje për të ndaluar hyrjen në vend të varianteve të reja të Covid-19.

Masat hynë në fuqi në mesnatë dhe do të zgjasin deri më 31 janar, sipas një deklarate të përbashkët nga zyra e kryeministrit dhe Ministria e Shëndetësisë të dielën.

Linjat izraelite gjithashtu po përballen me “kufizime të përkohshme” në licencat e tyre të operimit, që do të thotë se pritet që ata të anulojnë të gjitha fluturimet.

Mësohet se përjashtime do të ketë vetëm në emergjencat për trajtim mjekësor, procedura ligjore që kërkojnë pjesëmarrjen e detyrueshme ose për të lejuar pjesëmarrjen në funeralet e të afërmëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.