Një ngjarje e rëndë është u shënua mbrëmjen e djeshme në Klos, ku një grua e moshuar humbi jetën tragjikisht.
80-vjeçarja, Behije Dalti, në fshatin Plesh u dogj e gjallë në banesën e saj që u përfshi nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se për zjarr të shkaktuar aksidentalisht, nga shkëndija në sistemin elektrik brenda në banesë. Zjarri u vu re nga fqinjët, të cilët nuk i erdhën dot në ndihmë të moshuarës, pasi flakët ishin përhapur shumë. Edhe mbërritja e zjarrfikëses nuk bëri dot të mundur nxjerrjen e gjallë të të moshuarës nga zjarri.
Mungesa e rrugës bëri që flakët të shuheshin me mjete rrethanore.
E moshuara jetonte e vetme në banesë, pasi bashkëshorti i kishte vdekur 20 vite më parë. Bw raporton se ajo nuk ka asnjë të afërm tjetër dhe varrimin mund ta bëjnë fqinjët e saj apo dhe Bashkia e Klosit.