Jo pse e inagurimit, por Donald Trump lë një letër për Joe Biden

0 376

Pasi mbajti fjalimin e tij si Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka lënë një shënim për Joe Biden. Sipas ”BBC”, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se konfirmuar se presidenti në largim i ka lënë pasardhësit të tij një letër, po përmbajtja e saj nuk është bërë e ditur.

Donald Trump nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve për një periudhë të gjatë,edhe në fjalët e tij të lamtumirës ai nuk e përmendi emrin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden. Ditën e sotme do të zhvillohet inagurimi si president i Joe Biden. Në ceremoni ndryshme nga herët e tjera do të marrin pjesë shumë pak njerëz, ajo do të mbahet në orën 9:00 me orën amerikane.

Trump nuk do të marrë pjesë në inagurim ai është larguar nga Shtëpia e Bardhë, pak orë para ceremonisë, ndalesa e tij e parë ka qenë Andrews ku dhe ka mbajtur fjalimin më pas është nisur drejt Floridës. Biden do të marrë pushtetin pasi siguroi 306 vota në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa Trump humbi, duke marrë 232 vota.

Leave A Reply

Your email address will not be published.