Jonida Maliqi: Dietat që më shkaktuan probleme me shëndetin

0 316

Dietat janë bërë pjesë e përditshme e sfidës për të jetuar shëndetshëm e për të qenë në formë. Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jonida Maliqi, ka rrëfyer për ndjekësit pasojat që dietat i kanë shkaktuar.

Ajo ka treguar se prej vitesh ndjek herë pas here dietën Dukan, e cila konsiston dhe në faza me regjime strikte të një diete proteinike.

Anashkalimi i paralajmërimeve për efektet anësore ka bërë që Jonida të kishte ditën e djeshme kriza dhe dhimbje në këmbë. Ajo e ndiente të rëndë dhe të vështirë për ta vendosur në tokë, duke bërë që t’i drejtohej spitalit.

Ekzaminimet kishin treguar se dhimbjet ishin si pasojë e efektit të këtyre dietave në acidin uronik. Jonida po merr tashmë medikamente dhe i duhet t’i nënshtrohet një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.