Kartelet e drogës i zënë pritë ushtrisë, situatë ”lufte” (VIDEO)

0 355

Situata në Meksikë nuk është aspak e qetë nga kartelet e drogës, të cilët përveç përplasjeve, tashmë janë duke luftuar edhe ushtrinë. Një video e filmuar nga kamera e trupit e një ushtari, është publikuar së fundmi gjatë shkëmbimit të zjarrit mes ushtrisë dhe pjesëtarëve të karteleve të drogës në Meksikë.

“Daily Mail” shkruan se ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar, kur anëtarë të ushtrisë dhe Gardës Kombëtare ishin duke patrulluar në qytetin Michoacan. Ata u sulmuan nga anëtarët e karteleve, të cilët ishin bashkuar për të luftuar kundër ushtrisë. Pesë persona u vunë në pranga pas betejës me armë, e cila la të paktën një ushtar të plagosur.

Që nga viti 2006, më shumë se 250 mijë persona kanë vdekur si rezultat i luftës së qeverisë ndaj karteleve të drogës, e cila u fillua nga presidenti i atëhershëm Felipe Calderón, i cili u kritikua shpesh nga lideri aktual Andrés Manuel López Obrador.

Leave A Reply

Your email address will not be published.