Kategoria Superiore zbret në fushë, pesë sfida në 2 fasha oraresh

0 351

Futbolli shqiptar u rikthye në fushë pa surpriza. Sezoni nisi me Kupën e Shqipërisë, atje ku u kualifikuan të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore. E tashmë është rradha e kësaj kategori, që pas një pritjeje shumë të gjatë, do të ngrejë siparin për sezonin e ri futbollistik 2020-2021. Këtë të mërkurë, pra më 4 nëntor, do të luhen ndeshjet e javës së parë, të cilat kanë dy orare të ndryshme, 13:45 dhe 16:45. Vetëm dy takime të raundit të parë do të luhen me drita dhe do të jenë duelet Teuta-Skënderbeu në Durrës, dhe Vllaznia-Apolonia në Loro Boriçi të Shkodrës. Supersfida e javës së parë mes dy skuadrave pretendente për titull, Tirana-Kukësi do të luhet në orën 13:45, ashtu si edhe takimet Bylis-Laçi dhe Kastrioti-Partizani.

Sa shumë probleme për Tiranën në prag të debutimit në kampionat të mërkurën ndaj Kukësit, ndeshje që do të luhet në stadiumin e qytetit të Korçës në orën 13:45. Elton Cale e ka humbur gjysmën e parë të sezonit teksa për shkak të një operacioni që ka kryer në shpatull do të kthehet vetëm në muajin shkurt. I dëmtuar është edhe talenti i mesfushës Jurgen Celhaka, ashtu si edhe maqedonasi Kristian Toshevski i cili nuk është rikuperuar ende plotësisht dhe ditën e mërkurë nuk do të jetë i gatshëm.

Kurse dyshja Agustin Torasa dhe Idi Batha janë jashtë për katër ndeshjet e radhës për shkak të problemeve disiplinore të shfaqura në miqësoren ndaj Laçit. Ndërkohë që sëfundmi në takimin e Kupës ndaj Shkumbinit probleme ka shfaqur edhe Ismajlgeci që nuk luajti më shumë se 30 minuta. Probleme ka shfaqur edhe Kristi Vangjeli dhe për këtë arsye edhe ai është në dyshim për ndeshjen ndaj Kukësit, sfidë në të cilën trajneri Emanuel Egbo duhet të sajojë skuadrën për të hedhur në fushë një 11-she kompetitive e cila në masën më të madhe do të përbëhet nga djemë të rinj.

Sa i takon Kupës së Shqipërisë, ekipet favorite në fakt nuk kanë dhuruar shumë surpriza, duke i fituar ndeshjet e tyre. Tirana fitoi ndaj Shkumbinit me rezultatin 4-1, ndërkohë që Laçi e pati të thjeshtë ndaj Vlorës 3-0. Dinamo fitoi ndaj Flamurtarit në transfertë me rezultatin 1-2. Blutë e nisin me këmbën e mbarë sezonin e ri. Vllaznia mposhti Devollin me rezultatin 7-0. Haris Dilaver e nisi mbarë eksperiencën e tij në Superiore duke shënuan 3 gola. Partizani e Kukësi fituan me rezultatin 5-0. Luftëtari nuk luajti ndaj Elbasanit, pasi gjirokastritët nuk u paraqitën. Ekipi bluzi do të përjashtohet nga gara, duke marrë një goditje shumë të madhe.

Leave A Reply

Your email address will not be published.