Katër maternitete në ndërtim, Manastirliu inspekton punimet në maternitetin e ri të Beratit

0 271

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për ndërtimin e maternitetit të ri në Berat, një investim i investim i qeverisë shqiptare. Manastirliu ka kërkuar të punohet me ritme më të shpejta, me qëllim përmbylljen e projektit edhe më shpejt se fundi i vitit. ”Ka ecur mirë, por duhet të ecim më shpejt, që të jetë më sa më shpejt, brenda vitit”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se materniteti i ri i Beratit do të ofrojë shërbim të dedikuar për nënat dhe fëmijët afër vendbanimit, Manastirliu tha se hapësira dhe organizimi do të jenë sipas standarteve më të mira. Materniteti i ri i Berati ka një kapacitet prej 52 shtretër dhe do t’I shërbejë banorëve të të gjithë qarkut.

Përveç maternitetit të ri të Beratit, aktualisht Ministria e Shëndetësisë po investon në ndërtimin e maternitetit të Lezhës, Kukësit dhe ka nisur puna për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.