Këngëtari shqiptar flet nga qelia: Pronari më tha të vrisja dikë, nuk pranova. Në burg jam goditur 5 herë

0 78

Nga burgu i Korydallos, ku pretendon se është dënuar në mënyrë të padrejtë, flet këngëtari Eduart Derka, ku tregon se punonte bodyguard për dikë në Greqi, derisa ky i fundit i kërkoi të bëjë vrasje me pagesë.

”Isha bodyguard, kujdesesha për fëmijët e dikujt. Më vonë, më tha që t’i vrisja dikë. Thjesht kisha bërë foto me armën që më kishte dhënë pronari. Më tha ma jep se do të jap armë tjetër, por ia dha atë armë dikujt që bëri grabitje. Kështu u dënova unë. Donin të më akuzonin për vrasës serial. Nuk ka asnjë lidhje me mua, unë jam thjesht këngëtar. Kam qenë në shtëpinë e pronarit, 24 orë.Personi që ka bërë disa vjedhje ishte kushëriri im, më futi dhe mua në atë mes”,-tha Eduart Derka për ”Shqipëria Live”.

Po ashtu ai thekson se ish-pronari ka paguar disa të burgosur për ta vrarë. ”Unë dyshoj që e kam nga ish-pronari të gjitha. Më kanë goditur, më kanë thyer këmbën, kam shpëtuar 5 herë”. Eduardi rrëfen se vetë ish-pronari ka qenë vrasës.

”E ka emrin Dionis Korfiates, jeton në Zaqifo, është nga Athina, ka prona, hotele, skafe. Ka vrarë një polic në 2008 dhe dy shqiptar. Unë i di se kam qenë në shtëpi. Më ka afruar lekë për të vrarë. Në vrasjen e vitit 2017, kishte paguar dikë tjetër, isha aty kur ndodhi. Unë pa bërë asgjë, kam tre vite e gjysmë këtu brenda. Prokuroria ishte e paguar nga avokatët e pronarit”. Ai kërkon ndihmë nga institucionet shqiptare, pasi është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.