Këto shilarëse fitojnë çmimin prestigjioz ”Dizajni i Vitit”, arsyeja është e magjike (FOTO)

0 90

Në të gjithë botën lajmet ndaj Covid-19 janë të parat, por jeta vijon edhe pse nën ”sundimin” e pandemisë. ”The Teeter Totter Wall”, është një koleksion me shilarëse në ngjyrë rozë të ndezur dhe u shpall nga Muzeu i Dizajnit në Kensington si “Dizajni i Vitit 2020”.

Koleksioni i shilarëseve rozë është i vendosur në kufirin SHBA-Meksikë. Krijuesit patën qëllim të krijonin diçka që të inkurajonte njerëzit që të ndërtojnë ura komunikimi. Ronald Rael, një profesor i arkitekturës në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley dhe Virginia San Fratello, një profesoreshë e asociuar e dizajnit në Universitetin Shtetëror San José, patën idenë e instalacionit pas aktit të vitit 2006 i cili vendosi ndërtimin e një kufiri të gjerë.

Ata thanë se shpresojnë që modeli të ndihmojë njerëzit të rivlerësojnë efektivitetin e kufijve dhe të inkurajojnë dialogun dhe jo ndarjen. “Unë mendoj se është bërë gjithnjë e më e qartë me ngjarjet e fundit në vendin tonë se ne nuk kemi nevojë të ndërtojmë mure, ne kemi nevojë të ndërtojmë ura”,-tha San Fratello.

Muri u bë një çështje e diskutuar gjatë udhëheqjes së Donald Trump, megjithatë dizajnerët theksojnë se George W. Bush dhe Barack Obama ndërtuan barriera të mëdha dhe dëbuan mijëra njerëz.

Leave A Reply

Your email address will not be published.