Kevin i “I vetëm në shtëpi” është zyrtarisht i fejuar!

0 174

Macaulay Culkin dhe Brenda Song janë fejuar. Aktori 41-vjeçar dhe partnerja morën një tjetër hap të rëndësishëm pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre së parë së bashku. Lajmin e fejesës e konfirmoi një burim për revistën ‘People’.

Në fotot e marra nga E! News, Song u pa duke mbajtur një unazë të madhe diamanti në gisht ndërsa ishte në Beverly Hills, Kaliforni, të hënën.

Çifti u bënë prindër për herë të parë më 5 prill 2021. Aktorja e “The Suite Life of Zack & Cody” dhe aktori i “Home Alone” kanë qenë në lidhje për katër vjet dhe kanë qenë të hapur për dëshirën për të krijuar një familje së bashku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.