Kievi shpall shtetrrethimin, stacionet e metrosë do përdoren si strehimore

0 199

Në kohën kur Rusia tashmë ka pushtuar Ukrainën dhe po sulmon në të gjitha drejtimet, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko ka shpallur shtetrrethimin në mbarë qytetin.

“Miq! Kievi do të jetë në një shtetrrethim nga sot. Shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 22:00 deri në 07:00,” tha ai.

“Është e nevojshme për sigurinë e banorëve të kryeqytetit mes agresionit ushtarak dhe me ligjin ushtarak në fuqi”, shtoi Klitschko.

Ndërsa transporti publik do të jetë i padisponueshëm gjatë orës policore, stacionet e metrosë do të mbeten të hapura për t’u përdorur si strehimore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.