Kim Kardashian do të jetë imazhi i ri i markës luksoze

0 210

Kim do të jetë imazhi i ri i markës Balenciaga. Miliarderja do të jetë përkrah muzave të tjera të modës, mes tyre edhe Isabelle Huppert, në një seri imazhesh intime të shkrepura nga Stef Mitchell.

Kardashian duket se është e destinuar për këtë marrëdhënie, pasi është shfaqur me eshje Balenciaga të panumërta gjatë vitit të kaluar, sidomos me veshjen e famshme në Met Gala.

Faqja e Balenciaga-s në Instagram fshiu të gjitha postimet e mëparshme duke lënë vetëm foton e Kim për fushatën e pranverës. Ajo është fotografuar në shtëpinë e saj në Calabasas me disa artikuj nga koleksioni, që përfshijnë çantën në ngjyrë neon “La Cagole”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.