Kim Kardashian është zyrtarisht një grua beqare!

0 49

Kim Kardashian është zyrtarisht e divorcuar. Lajmi u bë i ditur nga TMZ, të cilët zbuluan se sot u mbajt seanca gjyqsore për çiftin e njohur. E pranishme me videocall ishte vetëm Kim, ndërsa Kanye nuk u paraqit.

Në fund gjykatësi vendosi që çifti të ndahet përfundimisht duke bërë edhe ndarjen e pasurisë sipas ligjit.

Para se seanca të mbyllej, ai e pyeti Kim nëse martesa ka shpresë rikuperimi dhe përgjigja e saj ishte një Jo e prerë.

Ajo u pyet gjithashtu nëse gjërat mes tyre janë keq dhe përgjigja e saj ishte Po.

Kështu, zyrtarisht, Kim nuk mban më mbiemrin West dhe është një grua e lirë.

Mësohet nga burime për TMZ, se edhe vetë reperi donte t’i jepte fund gjyqit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.