Konkurrenca me Braçen? Batuta e Ramës nga Lushnja: Jeni njerëz me miza në kokë

0 361

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lushnje ku inspektoi punimet e sistemit të ujitjes në këtë zonë. Rama tha se janë ndërtuar 44 kilometra kanale kryesore, si dhe është rindërtuar rezervuari i Thanës.

Nuk munguan as batutat e kryeministrit me deputetin e Lushnjes, duke thënë se janë në konkurrencë me Erjon Braçen që përfaqëson zonën e Divjakës.

“Konkurrencën me Erion Braçen nuk ua zgjidh dot unë Bujar, është konkurrencë e shëndetshme Divjakë-Lushnje. Falë jush që jeni edhe si njerëz me miza në kokë, ti dhe Erjoni, presioni në kuptimin e mirë, por edhe të keq të fjalës se më keni nxirë jetën, kemi arritur që të kthjellohemi mirë për këtë. Por e di dhe Erjoni që jemi pas Dhimos”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.