Krahason të dhënat me Italinë, Shehu: Qeveria ”Rama 2”, dështoi në luftën ndaj Covid-19

0 68

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, përmes një postimi në facebook, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk mund të fshehë dështimin e qeverisë ndaj Covid-19. ”Pas teatralitetit dhe keqmenaxhimit të “mbylljes e hapjes”, Shqipëria është në një situatë më të rëndë epidemiologjike se në mars, me një humbje gjigande ekonomike, e vendosur në “listën e zezë” të OBSH-së, kur sot duhet të kishim “dalë”, siç ndodh me vende që u goditën tragjikisht. Për të kuptuar këtë, le të krahasojmë me Italinë disa të dhëna të djeshme (për 1 milion banorë)”.

Shqipëria Italia

Raste të reja 21,7 2,5

Vdekje 0,85 0,1

Në reanimacion 4,6 1,4

Raste të reja/shëruar 1,22 0,1

Pra, ndërsa Italia me masat inteligjente dhe një ecuri konstante “doli”, ne vazhdojmë të zhytemi në errësirë dhe izolim ndërkombëtar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.